HomeLajmi i Fundit

Gruaja gjendet e pajetë brenda dhomës së hotelit, dyshimet e para

Policia e Sarandës njofton se një grua rreth 69-vjeç, me inicialet L.P është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes..

Bëhet fjalë për një turiste, e cila është gjetur e vdekur brenda dhomës së një resorti turistik në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Sipas policisë, viktima është gjetur nga vajza e saj. Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.

K.S/GotaNews