HomeLajme

Gruaja nga Karolina e Jugut u duk shumë e qetë ndërkohë që aligatori po e hante atë

“Mendoj se nuk do ta bëj përsëri këtë”, ishin fjalët e saj të fundit para se aligatori ta tërhiqte poshtë”.

Një manikyriste në Karolinën e Jugut është vrarë nga një aligator që ajo u përpoq të prekte.

Cynthia Covert, 58 vjeçe, ishte duke vizituar shtëpinë e një gruaje në ishullin Kiawah të premten e kaluar për të bërë thonjtë e saj, kur ajo vuri re zvarranikun pranë një pellgu.

Dëshmitarja i tha Sherifit Charleston se gruaja nuk po sillej normalisht, ishte më biseduese dhe më e qetë se zakonisht, raportoi FOX8.

Hetuesit e pyetën nëse sjellja e saj mund të ketë qenë e lidhur me drogën ose alkoolin, ajo u përgjigj se Covert “erdhi në banesën e saj me një gotë verë, por kjo ishte e vetmja gjë që pa”.

Pasi ajo pa aligatorin, ajo zbriti për ta parë më nga afër, pavarësisht se një grua dhe burri i saj e paralajmëruan atë të mos e bënte.

Çifti madje i thanë asaj se një aligator kishte “rrëmbyer një dre” nga ai vend saktësisht vetëm disa ditë më parë; por ajo u përgjigj “Unë nuk dukem si një dre”, përpara se të vazhdonte të provonte dhe të prekte aligatorin.

Ky ishte momenti kur grabitqari mbërtheu nofullat e tij rreth këmbës së saj dhe filloi ta tërhiqte atë në ujë.

Dyshja vrapuan për të rrëmbyer një lopatë për të goditur kafshën, ndërsa njëri hodhi një litar tek ajo për të provuar ta tërheqë përsëri në breg.

Viktima ndërkohë nuk bërtiti.

“Covert ishte thellë në ujë në lartësinë e belit dhe ajo foli me një zë shumë të qetë “Unë mendoj se nuk do ta bëj përsëri këtë gjë” pasi ata u përpoqën ta tërheqin atë nga uji”, thuhet në raportin e Sherifit.

“Aligatori e mori nën ujë dhe ajo lëshoi ??litarin”.

Trupi i Covert u zbulua më vonë “i paprekur me plagë të rënda në këmbën e saj”.

Korrespodenti i vendit përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja, që është mënyra se si aligatorët zakonisht vrasin gjahun e tyre.

Aligatori më vonë u gjurmua dhe u vra nga autoritetet.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME