HomeSociale

Gruaja që sfidon moshën: Është 63 vjeçe, dhe merret me modelim

Francezja Yazemeenah Rossi ka 63 vjeç dhe është njëra ndër manekinet e rralla të cilën në këtë moshë e angazhojnë shtëpitë e modës për prezantimin e gardërobës së tyre, posaçërisht të rrobave të banjës.

Yazemeenah, e cila është rritur në ishullin e Korsikës, ka arritur që gjatë moshës të mbajë dukjen.

Bukuria e saj është natyrale, prandaj kjo damë është ithtare e mënyrës së shëndetshme të jetës e cila përfshin ushqimin organik, aktivitetin fizik, por edhe përdorimin e vajrave natyrale.

Ajo kohë më parë në një intervistë ka zbuluar disa nga sekretet e bukurisë dhe të dukjes rinore të saj.

Siç ka treguar ajo, kurrë nuk ka marrë kurrfarë ilaçesh, ndërkaq ushqimi i saj përbëhet nga produktet organike të freskëta (perime, pemë, drithëra, vezë dhe peshk).

Yazemeenah nuk i përmbahet kurrfarë diete strikte, mirëpo nuk ha ushqim të përpunuar, derisa pema e saj e preferuar është avokadoja, të cilën e konsumon çdo ditë, sepse është e pasur me fibra, bakër, thartirë folike, vitaminat E, C, B5 dhe B6.

Supermodelja nuk pi pije të gazuara as lëngje industriale dhe ka pushuar të konsumojë alkool nga periudha kur ka hyrë në menopauzë.

Kur është fjala për kafenë, ajo e pasuron me vaj kokosi.

“Përdor vajra të ndryshme në ushqim, por i përdor edhe në lëkurë. Piling bëj një herë në javë duke përdorur vaj ulliri virgjin dhe sheqer, ndërkaq ha avokado dhe mish organik çdo ditë”, ka zbuluar francezja.

Kur është fjala për stërvitjet, Rossi i stërvit çdo ditë, i preferon jogën dhe shëtitjen pranë detit.

Për formësim të trupit bën ushtrime.

Kjo damë, e cila është inspirim i shumë femrave, këshillon të gjithë që të pranojnë trupin e vet dhe të gjitha karakteristikat natyrale, në vend që t’i fshehin.

Yazemeenah thotë që sot ndihet më e lumtur dhe më mirë në lëkurën e vet, se sa kur ka qenë 20 vjeç./telegrafi


TË NGJASHME