HomePolitikë

Gruevskin e braktisin avokatët e tij

Tre avokatët, Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski kanë hequr dorë nga përfaqësimi i ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në gjykatë. Gruevskit iu dha avokati sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski.

Ishte avokati Dimitar Dangov  gjatë seancës së kaluar, ai që  tha se do të heqë dorë nga përfaqësimi i Gruevskit

Kujtojmë që ish-kryeministri maqedonas ndodhet aktualisht në azil politik në Hungari, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash.

Gruevski, më herët ka folur edhe për dënimin me burg në lëndën “Tanku” dhe aktakuzat tjera që janë ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ai tha se gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij janë procese të montuara politike dhe akuzoi se Qeveria e Zaevit ka robëruar gjyqësorin.

“Nuk jam befasuar nga aktgjykimi në lëndën “Tanku”, pasi që nga seanca e parë është parë se si e udhëheq lëndën gjykatësja. Një gazetarë më ka thënë se që në seancën e parë e ka ditur se do të dënohem, ndërsa edhe unë kam pasur ndjenjë se do të dënohem, pasi kam parë sjelljet e Prokurorisë Speciale. Është e qartë se bëhet fjalë për proces të montuar politik.

Disa ditë më parë Zaev tregoi se unë do të dënohem. Jetojmë në kohë kur gjyqësori është i robëruar, i kontrolluar nga pushteti. Ndërsa një gjë e tillë nuk ka qenë në kohën e OBRM-PDUKM-së. Unë nuk i kam njohur gjykatësit dhe nuk kam biseduar asnjëherë me ta”, është shprehur Gruevski.


TË NGJASHME