HomeSport

Grumbullohet Kombëtarja, sot seanca e parë stërvitore

Këtë të martë, nis grumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjet e radhës, në kuadër të kualifikueseve për ‘Euro 2020’. Kombëtarja shqiptare, do të përballet me Islandën më datë 8 qershor dhe me Moldavinë më 11 qershor.

Trajneri i ri i ekipit Edi Reja, ka publikuar një listë paraprake me disa nga lojtarët që do të fillojnë edhe stërvitjen e parë sot në orën 17:00. Kjo është vetëm një listë paraprake, pasi
lista zyrtare do të shpallet më 27 maj, në orën 11, kur edhe do të dalë në konferencë për shtyp, trajneri Reja.

Në këtë listë përfshihen 10 futbollistë që sapo kanë përfunduar sezonet e tyre me klubet respektive, mes të cilëve figuron edhe emri i Bruno Telushit të Partizanit.

Këta futbollistë u grumbulluan jo vetëm për të ruajtur gjendjen e tyre fizike, por edhe për t’u vëzhguar nga pranë nga stafi teknik i skuadrës.

Por, trajneri Reja vendosi që të grumbullojë në këtë fazë paraprake të përgatitjeve edhe 12 lojtarë të skuadrës së U21-shit, që sapo kanë përfunduar sezonin e tyre dhe që janë edhe në listën e trajnerit Alban Bushi për sfidën zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret me Uellsin.


TË NGJASHME