HomePolitikë

Grupet e reja parlamentare, reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pas zyrtarizimit të kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës së re. Ai ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve të PD-së dhe LSI-së që janë brenda parlamentit.

Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”, tha Soreca.

Kujtojmë që më herët u zyrtarizua si kryetare e grupit të deputetëve të rinj të PD-së, Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI Nimet Musai.


TË NGJASHME