HomeShowbiz

Grupi amerikan ndërron emrin

Grupi i njohur amerikan, Lady Antebellum ka ndërruar emrin.

“Lady A” është emri i grupit që numëron me miliona ndjekës në mbarë botën.
Vendimi u mor pasi thuhej se emri i grupit përkonte me epokën e skallvërisë dhe njerëzit nuk e përkrahën.

Pjesëtarët e grupit thonë se emrin e kanë marrë të frymëzuar nga stili arkitekturor, por tani kërkojnë ndjesë për gjithë dhimbjen që mund të kenë shkaktuar padashje.

Përmes një statusi në Twitter, ata thonë se “sytë e tyre janë të hapur ndaj padrejtësive, pabarazisë dhe gjithë problemeve me të cilat burrat dhe gratë me ngjyrë janë përhapur”.

Emri i grupit fillimisht ju referua stilit arkitekturor të një shtëpie, ku pjesëtarët e bandës bënë fotot e para, 14 vite më parë.

Si muzikantë, na kujton muzikën që lindi në Jug dhe që ndikoi tek të gjithë ne, por jemi të penduar dhe të turpëruar t’ju themi se nuk morëm parasysh peshën e kësaj fjale, që lidhet me periudhën e para Luftës Civile, që përfshin gjithashtu skllavërinë. Na vjen shumë keq për këdo që kemi lënduar, apo e kemi bërë të ndihet të pasigurtë, të pavlerësuar.”


TË NGJASHME