HomeSport

“Grupi i bashkuar, është herët të flasim për titull”, Halili mban me këmbë në tokë Tiranën

Tirana vijon rrugëtimin fantastik me Egbon në stol, mes kampionatit dhe Kupës, kryeqytetasit siguruan përballë Teutës, fitoren e 7-të radhazi, një ecuri pozitive e cila kënaq edhe presidentit Refik Halili. Numri 1 bardhebluve përpiqet të mbaj ekipin me këmbë në tokë duke mos parë fundin e sezonit por ndeshjen e radhës:

“Është shumë shpejt për të folur për punë titulli. Kam folur edhe me skuadrën, edhe me drejtuesit. Kemi bërë takime të shpeshta. Të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet 1 dhe nga 1. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera, përveç se asaj të radhës.

Më duket se skuadra ka gjetur veten (për mos i marrë sysh). Është aty ku duhet të ishte nga ndeshja në ndeshje, po punojmë, skuadra po shkon mirë. Na ka ndihmuar edhe fati. Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kontingjent lojtarësh kam goxha. Merkato është edhe e mirë, por është dhe shumë e rrezikshme. Konkurrenca nganjëherë nuk bën edhe mirë shumë. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë.

E kemi vrarë shumë mendjen për qendërmbrojtës, por nuk ka pasur të lirë. As në Kosovë, as në Maqedoni. Sidibe do të mbulojë qendrën e mbrojtës nëse do të jetë nevoja. Pa tifozë nuk ka festë, pa tifozë, nuk ka futboll. Përzgjedhjen e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët. Dëshira ka qenë shumë e madhe e imja për ta bërë këtu.

Kemi edhe 2 ndeshje të tjera që do t’i luajmë me Kukësin dhe Partizanin. I bën mirë skuadrës. Për tifozat do të mendojmë që t’ia shpërblejmë shpenzimin që ata bënë. Shpresojmë që t’ia lajmë në vazhdimësi. Do ta bëjmë falas një ndeshje, për të mos i dëmtuar ekonomikisht.

Karabeci? Nuk mund të flas fare. Kemi parë që edhe lojtarë të mëdhenj të botës futen në momentin e fundit. Nuk është problem për mua dhe për skuadrën.

E shikoj që ka një bashkim të grupit, por ka dhe shumë gjëra të tjera. Pra nuk ka grindje brenda. Nuk ka njerëz të cilët duhet ta pengojnë skuadrën. Ka pasur më përpara padashje. Osmani që ka qenë lider në skuadër, qëndron në stol dhe nuk bën llafe. Kur i nevojitet trajnerit është i gatshëm të luajë. Kjo i sjell ekuilibra të mira skuadrës.

Nuk është e vërtetë që kishte premie 3 milionë lekë të reja. Premio ka pasur, por nuk ka qenë aq e madhe ka qenë e vogël”, u shpreh Halili.


TË NGJASHME