HomePolitikë

Grupi i PS propozon ndryshime në disa nene të ligjit për median

Një ditë para se maxhoranca të miratojë në parlament të ashtuquajturën ‘paketë antishpifje’ për mediat, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë disa ndryshime të tjera.

Amendamentet janë propozuar nga kreu i grupit, Taulant Balla. Bëhet fjalë për ndryshime në nenet 15, 22, 28, 29 por që në thelb nuk ndryshojnë variantin e propozuar nga qeveria të miratuar në komision.

Një nga propozimet ka të bëjë me pjesën e ankimimit të vendimit të AMA-s. Vendimet e Autoritetit të Medias Audiovizive mund të ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

PROPOZIME PËR AMENDAMENTE
PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Bazuar në nenin 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë paraqesim amendamentet për tekstin integral të miratuar nga komisioni përgjegjës si më poshtë vijon:

Në nenin 15, (që ndryshon nenin 20) bëhen bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:
1. Te pika 4, pas togfjalëshit “Bordin e AMA-s” shtohet togfjalëshi “sipas parashikimeve të këtij ligji””.
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“5. Vendimet e Bordit të AMA-s ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”

Në nenin 22, (që shton nenet 33/1 dhe 33/2) në pikën 3 të nenit 33/1, togfjalëshi “me ligjin që rregullon mediat” zëvendësohet me togfjalëshin “me këtë ligj”.
Në nenin 25, (që shton nenin 51/1) pas pikës 8, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:
“9. Vendimet e Këshillit të Ankesave sipas këtij neni ankimohen në Bordin e AMA-s sipas parashikimeve të këtij ligji. Vendimet e Bordit të AMA ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”

Në nenin 28, (që shton nenin 53/1) pika 10, riformulohet me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“10. Vendimet e Këshillit të Ankesave sipas këtij neni ankimohen në Bordin e AMA-s sipas parashikimeve të këtij ligji. Vendimet e Bordit të AMA-s ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”

Në nenin 29 (që ndryshon nenin 132) bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:
1. Në pikën 1, në shkronjat “c”, “ç”, “d”, pas fjalës “autorizimit” shtohet togfjalëshi “për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiovizive”.
2. Pika 5 ndryshohet me përmbajtjen si vijon:

“5. Në lidhje me përmbajtjet e publikuara nga OSHPE-të, AMA vendos si më poshtë:
a) urdhëron heqjen e përmbajtjes ose pengon aksesin në përmbajtjen që dyshohet se, sipas parashikimeve të legjislacionit penal në fuqi, përbën veprën penale si mëposhtë:

i. Pornografi me fëmijë;
ii. Vepra me qëllime terroriste;
iii. Shkelje të sigurisë kombëtare;
b) vendosë, një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.
c) AMA do të marrë vendim mbi bazën e një kërkese me shkrim nga AKCESK ose autoriteti kompetent. Këto kërkesa përbëjnë vlerësimin për dyshimin e kryerjes së një vepre penale. AMA do të vendosë cila është masa më e përshtatshme për të shmangur ndikimin negative të shpërndarjes së përmbajtjes së dyshuar kriminale.

AMA do të duhet të zbatojë masën që ka ndikimin më të vogël mbi të drejtën e lirisë së shprehjes në përputhje me parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Në çdo rast, vendimi duhet të tregojë një afat kohor të vlefshmërisë. AMA duhet të garantojë sa më shumë që të jetë e mundur që vendimet për heqjen e përmbajtjes të prekin vetëm pjesët e përmbajtjes që dyshohet si vepër penale dhe që pjesa tjetër e përmbajtjes së publikuar nga ofruesi të mbetet online. Vendimi i AMA do t’i komunikohet AKEP për zbatim.

d) Me përjashtim të rasteve kur interesi publik e kërkon ndryshe, para marrjes së vendimit AMA dëgjon OSHPE-në e prekur nga masa e propozuar dhe, nëse e nevojshme apo e mundur, autorin e pjesës së përmbajtjes të dyshuar. Në çdo rast, vendimet e AMA-s në këtë drejtim, mund të ankimohen në gjykatën kompetente brenda 10 ditëve nga miratimi i tyre. Gjykata kompetente do të vendosë nëse do të pezullojë ose do ta mbajë në fuqi vendimin e AMA-s gjatë procedurës së shqyrtimit.

dh) Në rast se ka arsye bindëse që ka interes publik për të proceduar ndryshe, para miratimit të vendimit të saj, AMA do të dëgjojë OSHPE-në e prekur nga masa e propozuar dhe, nëse është e mundur, autorin e përmbajtjes së dyshuar. Në çdo rast, vendimet e AMA-s mund të ankimohen në gjykaten kompetente menjëherë pas miratimit të tyre. Gjykata kompetente do të vendosë nëse do të pezullojë ose do ta mbajë në fuqi vendimin e AMA-s gjatë procedurës së shqyrtimit.

3. Në pikën 6, togfjalëshi “të neneve 33/1, 51/1, 53/1”, hiqet
Në nenin 30 (që ndryshon nenin 133) bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:
1. Pika 2 riformulohet si më poshtë:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
1. Me gjobë:
a) nga 100 000 Lekë deri në 1 000 000 Lekë në rastet kur OSHMA-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33 dhe 37 të këtij ligji;
b) nga 100 000 Lekë deri në 600 000 Lekë në rastet kur OSHPE-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33/1 të këtij ligji;
c) Nga 40 000 Lekë deri në 800 000 Lekë kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave ose e drejta për përgjigje sipas parashikimeve të nenit 53/1 të këtij Ligji.
Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.”.

2. Pika 3 riformulohet si më poshtë:
“3. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

Me gjobë nga 800 000 Lekë deri në 2 000 000 lekë, në rastet kur:
3. Pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Në pikën 12, togfjalëshi “Gjykatën e Rrethit Gjyqësor ku ka selinë organi administrativ” zëvendësohet me togfjalëshin “Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”.”
DEPUTETI PROPOZUES TAULANT BALLA


TË NGJASHME