HomeSociale

Grupi i trafikantëve, gjykata lë në burg edhe…


Lë në fuqi vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Kështu, Apeli la në fuqi edhe dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi dënimi me 2 vite.


TË NGJASHME