HomePolitikë

‘Grupi që po kap shtetin’, Meta shpjegon kuptimin e PPPd

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar kuptimin e ‘PPDd’ për të cilën ai foli gjatë konferencës që mbajti. Ai ka thënë se njëra P është politika, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër është Policia që sipas tij po shantazhon politikanët, gazetarët dhe sipërmarrësit dhe d-ja e vogël janë disa ndërkombëtar që sipas tij kanë braktisur parimet demokratike.

Presidenti pak më herët tha se është një grup i rrezikshëm që po tentonte të kapë shtetin dhe këtë gjë ja ka bërë të qartë krerëve të opozitës.

Kush fshihet pas grupit të strukturuar “PPP dhe d e vogël’ që ju përmendet?

Njëra P janë politikanët, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër policia, rrugët policisë që ndiqen për të shantazhuar politikanë, gazetarë, sipërmarrës dhe d-ja e vogël janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet demokratike, perëndimore”, u shpreh Meta.


TË NGJASHME