HomeRajon

Grushti i shtetit në Mal të Zi/ Përfundon procesi gjyqësor

Këtë të enjte, ka përfunduar edhe procesi gjyqësor, për të akuzuarit për grushtin e shtetitMalin e Zi, ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor 2016. Data 9 maj është vendosur për të dhënë edhe shqiptimin e dënimeve.

Dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, shtetasit serbë, Millosh Jovanoviç, Nemanja Ristiç, Pedrag Bogiqeviç, Bratisllav Dikiç, Kristina Hrstiç, Branka Miliç, Millan Dushiç Dragan Maksiç dhe Sbrolub Gjorgjeviç. Gjithashtu në të njëjtën aktakuzë, janë përfshirë edhe iderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, si dhe shoferi i tyre, Mihalo Çagjenoviç.

Prokurori special, Sasha Çagjenoviç, ka propozuar dënimin maksimal për shtetasit rusë dhe për Mandiç e Çagjenoviç, kurse per Knezheviç, ka propozuar dënim më të lehtë.

Ky proces gjyqësor në Mal të Zi, cilësohet si “Gjykimi i shekullit” për shkak të përfshirjes në komplot të agjenturave të sigurimit rus.

Sipas autoriteteve qëllimi i grushtit të shtetit, ishte pushtimi i Parlamentit dhe vrasja e kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviç. Pas kësaj, ata kishin planifikuar krijimin e një udhëheqjeje pro-ruse, e cila do të parandalonte edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Nato.


TË NGJASHME