HomeSport

Guardiola triumfon në “Santiago Bernabeu”, Manchester City përmbys Real Madrid

Pep Guardiola dhe Manchester City triumfojnë në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Real Madrid. Anglezët fituan këtë ndeshje me përmbysje, pasi ishte Isco që shënoi për madrilenët në minutën e 60-të, pas një asisti të Vinicius.

Megjithatë, nuk do të vononte shumë, kur Jesus do të barazonte shifrat pas një krosimi perfekt të De Bruyne. Goli i fitores, do të shënohej pikërisht nga mesfushori belg që do të mposhte Curtois, falë një penalltie të fituar nga Sterling. Gjërat për Real Madrid do të vështirësoheshin më shumë në minutën e 86-të, kur Sergio Ramos do të linte fushën pasi u ndëshkua me kartonin e kuq.

Me këtë fitore, Guardiola thyen një “rekord”, pasi tani është trajneri me më së shumti fitore ndaj Real Madrid, plot 10 të tilla. De Bryne u shpall “Njeriu i ndeshje”, kurse Sergio Ramos ishte lojtari më i dobët. Me këtë fitore Manchester City ka një avantazh të lehtë, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”.


TË NGJASHME