HomeSociale

Gushti me temperatura mbi normalen, paralajmërojnë sinoptikanët

Meteorologët kanë njoftuar se gjatë kësaj jave një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut, do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

Periudha e të nxehtit do të jetë gjatë 5 deri 10 ditët e ardhshme. Temperaturat do të jenë nga 35, ndërsa në pjesën qendrore dhe juglindore të vendit do të jenë deri në 40 gradë. Derisa gjatë fundjavës e deri gjatë javës së ardhshme sidomos në këto zona qendrore dhe juglindore, temperatura do të ngjitet mbi 42 gradë celsius.
Moti do të jetë stabil, i thatë dhe me diell, me përjashtim do të jetë dita e premte kur nuk përjashtohen kushtet për reshje të shiut.

Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar se për shkak të temperaturave të larta dhe UV indeksit të lartë, qytetarët duhet të mbrohen dhe ti shmangen vendeve të hapura, duhet të konsumojnë sa më shumë pije, pemë dhe perime dhe ti shmangen ushqimeve të yndyrshme.

Po ashtu rekomandohet që qytetarët të shmangin daljet në mal dhe të organizojnë pikniqe për shkak të rrezikut nga zjarret.


TË NGJASHME