HomeSport

Haaland ‘mahnit’ Europën, skuadra gjermane gjithmonë e më pranë transferimit të sulmuesit

Erling Haaland, është nja nga talentet më të mëdhenj deri më tani këtë sezon. Sulmuesi i Salzburg është duke mahnitur të gjithë duke shënuar në çdo ndeshje dhe është duke kaluar një superformë. Kjo ka bërë që për Haaland të shfaqin interes shumë nga klubet më të mëdha të Europës. Real Madrid, Liverpool, Manchester United, janë vetëm disa nga ekipet që po kërkojnë me ngulm talentin 19-vjeçar.

Mirëpo, sipas “Bild” është Borussia Dortmund ekipi më i favorizuar për të siguruar shërbimet e Haaland. Kjo gjë vjen si rjedhojë e marrëdhënieve të mira që Borussia ka me agjentin e sulmuesit Mino Raiola. Merkato po vjen dhe priten të reja. Kushdo ekip që të arrijë të fitojë shërbimet e Haaland, do sihte më të vërtetë një vlerë e shtuar.


TË NGJASHME