HomeShowbiz

Habit Angelina Jolie, bën gjestin e papritur ndaj djalit të adoptuar

Ishte divorci më i përfolur ai mes aktores Angelina Jolie dhe Brad Pitt.  

Dyshja i dha fund lidhjes 2 vite më parë dhe marrëdhënia e tyre siç është përfolur ka qenë e tensionuar.

Mirëpo, së fundmi të gjithë janë shokuar pasi është mësuar se Angelina do t’ia lë të gjithë pasurinë e saj vetëm njërit prej djemve, Madoxx i cili është fëmija i adoptuar i çiftit të famshëm.

Sipas “National Enquirer”, aktorja e famshme do t’i lë 116 million dollar pasuri Madoxx duke përjashtuar kështu të 5 fëmijët e tjerë dhe duke mos ju lënë asgjë.

Siç raportojnë mediat e huaja, Jolie e ka marrë këtë vendim pasi Madoxx është i vetmi që e mbështeti në divorcin me Brad Pitt dhe gjatë gjithë kohës mori anën e saj, po ashtu thuhet se Jolie ka paraqitur dokumentet që të rimarr mbiemrin  saj dhe ka hequr dorë nga mbiemri Pitt.

Image

Image

TË NGJASHME