HomeShowbiz

Habit modelja e njohur: Burrin e dua shqiptar

Modelja e njohur Lorena Haliti, prej kohësh jeton në SHBA ku dhe po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo është kthyer në një nga modelet më të kërkuara dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Ditën e djeshme, Lorena ishte e ftuar në emisionin “E diell” ku rrëfeu shumë të pathëna për jetën e saj dhe karrierën në SHBA. Mirëpo ndonëse është rritur jashtë, Lorena na ka habitur teksa zbuloi se dëshiron një mashkull shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me traditat shqiptare.

“Ti je një vajzë që jeton në Amerikë. Të dashurin ose burrin si e do? të huaj apo shqiptar”, e ka pyetur gazetari Ervin Kurti.

“Shqiptar tërësisht”, ka thënë ajo.

“Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”, e pyet Ervini.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, ka thënë Lorena duke qeshur.


TË NGJASHME