HomeShowbiz

Habit Rihanna! Ja si duket pa pikë grimi

E lindur në Barbados, ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera në botë. Bëhet fjalë për Rihanna-n, e cila edhe pse i është larguar paksa tregut muzikor, ajo mbetet një nga më të preferuarat për publikun mbarëbotëror.

Rihanna është vlerësuar gjithmonë nga fansat për zërin e saj të ëmbël, për aftësinë e saj në aktrim por edhe për format fizike, të cilat shpesh i nxjerr në pah.

Kujtojmë se kohët e fundit Rihanna është fokusuar drejt botës së biznesit, dhe duke lënë mbas dore projektet e reja muzikore, edhe pse ka paralajmëruar disa herë rikthimin.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë një foto me ndjekësit, ku shfaqet pa asnjë “grimcë” grimi në fytyrë. Duhet pranuar, edhe në këto kushte këngëtarja e famshme ka një pamje për t’u pasur zili.


TË NGJASHME