HomeModa

Hadid, rekord ne stil

 Duket e lehtë në fakt, një veshje e gjitha me të zeza mbetet klasike, shik dhe që nuk i kalon koha kurrë. Por mungesa e ngjyrave mund të bëhet e lodhshme. Megjithatë, nëse ndiqen stili i një supermodelje si Gigi që nuk gabon kurrë me kombinimet, do të shihni sesi kjo ngjyrë merr nje vibracion të ri. Madje, edhe në pikun e verës. Hileja? Detajet. Këtë fundjavë ne New York, bukuroshja u shfaq me nje kombinim të thjeshtë, kanotjerë e zezë me rripa të hollë, xhinse të zeza të grisura, cantë e zezë, këpucë të zeza…deri këtu, një pamje klasike që s`bën zhurmë.

Por veshjes, 23 vjecarja i kishte shtuar një rrip i cili imitonte lëkurën e pitonit dhe këpucët ishin stil kauboj, cka i jepte në përgjithësi një pamje lehtësisht “western“. Po ju sjellim dhe disa foto kombinimesh të tjera nga Gigi që ia vlen të mbahen mend/bordo.al

   


TË NGJASHME