HomePolitikë

Hahn mbledh në Durrës Kryeministrat e Ballkanit

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka folur i pari në konferencën e përbashkët për mediat në takimin informal të të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës. Fjalinë e parë Hahn e ka nisur me atë që i ka bërë përshtypje në Shqipëri.

“Së pari më lejoni të them se jam i impresionuar që në Shqipëri bota e mediave dominohet nga zonjat. është hera e dytë që jemi në Durrës. Kjo besoj që shënon vijimin e një tradite dhe shpresoj që ky takim të bëhet edhe gushtin që vjen.

Ne po përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Kemi diskutuar për agjentët e integrimit ekonomik. Për atë çka është realizuar deri më tani. Në të gjithë rajonin janë hapur 80 mijë vende pune në të gjithë rajonin. Një pjesë e mirë e vendeve të reja të punës është për shkak të rritjes së ekonomisë së brendshme të vendeve. Kjo po ashtu tregon potencalin e rajonit, dhe ne të kemi mundësi të përmirësojmë kushtet dhe të heqim barrierat formale dhe informale të tregtisë.

Dëgjova me shumë kujdes që mund të ketë mundësi që dy vendet e mbetura, pra dy vendet që ende nuk janë pjesë e marrëveshjes së Roaming-ut, mund të merren parasysh dhe të krijohen kushtet e duhura politike”, tha Hahn/tiranapost.al


TË NGJASHME