HomePolitikë

Hahn: Mos hapja e negociatave do të sjellë pasoja negative në …

Në Twitter, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn thekson edhe njëherë se ky nuk është një moment lavdie për BE, ndërsa shkruan se mos hapja e negociatave do të sjellë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Hahn tha se Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali të shpresës tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Për të refuzuar njohjen e përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, shkruan Hahn.


TË NGJASHME