HomeShowbiz

Hailey Baldwin ndryshon mbiemrin në rrjetet sociale

Hailey Baldwin është shfaqur për të konfirmuar se është martuar edhe zyrtarisht me Justin Bieberin.

Bukuroshja për të bindur fansat dhe gjithë opinionin ka ndryshuar edhe mbiemrin në llogaritë e rrjeteve sociale.

Justin gjithashtu ka publikuar një fotografi të çiftit së bashku duke shkruar “Gruaja ime është e mrekullueshme”.

Modelja 21-vjeçare dhe ylli i pop muzikës u raportua se janë martuar në fshehtësi në muajin shtator.

Kishte thashetheme se çifti ishte martuar në New York dy muaj më parë, por Hailey e mohoi atë duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Por, pas lëvizjeve të fundit më askush nuk ka dilemë se dyshja janë kurorëzuar dhe po vazhdojnë një jetë të lumtur.

 


TË NGJASHME