HomeShowbiz

Hailey Bieber publikon videon me emocionuese nga dasma

Pasi e shtynë ditën e dasmës disa herë, Justin dhe Hailey Bieber më 30 shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit.

Ceremonia madhështore e zhvilluar në Karolinën e Jugut ishte shumë intime dhe pati një kosto marramendëse prej më shumë se 500.000 dollarësh.

Hailey dhe Justin u kujdesën që çdo gjë të ishte private dhe ia dolën.

Pamjet e qarta të dasmës u publikuan vetëm kur i hodhi çifti dhe gjithçka na la pa fjalë.

Hailey kishte veshur një fustan të bardhë, të ngushtë që e tregonte shumë elegante dhe Justin sigurisht i ishte përshtatur më së miri.

Por, nga dasma nuk kishim parë një nga momentet më emocionuese dhe Hailey sapo e publikoi.

Bëhet fjalë për hyrjen e Hailey-t me të atin në kishë dhe të gjithë sytë janë mbi të.

I ati i modeles duket i emocionuar, teksa shoqëron të bijën drejt Justin Bieber-it dhe salla është e përqendruar vetëm tek nusja.


TË NGJASHME