HomeShowbiz

Hailey Bieber u acarua keq me fansat dhe ka një mesazh për të gjithë ata që e akuzojnë për operacionet plastike

Personazhet e njohur të showbizit akuzohen shpesh herë se kanë kryer operacione plastike. Pasi ndjekësit u qartësuan ditën e djeshme se Gigi Hadid nuk ka kyer asnjë ndërhyrje tani është rradha e modeles Hailey Bieber.

Bashkëshortja e Justin Bieber akuzohet se bën ndërhyrje në foto, disa thonë se e ka tepruar me operacionet e të tjerë se ka përdorur shumë filters në fotografitë e saj.

Duket se modeles i kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto akuza. Ajo ka folur për herë të parë për këtë gjë duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë në fytyrën e saj.

Ndaloni së përdoruri fotot e mi që janë edituar nga make-up artistë. Kjo foto në të djathtë NUK është ashtu si jam unë në të vërtetë… Unë kurrë nuk kam prekur fytyrën time, kështu që nëse do të uleni dhe do më krahasoni në moshën 13-vjeçare dhe pastaj mua në moshën 23-vjeçare, të paktën përdorni një foto natyrale që nuk është rregulluar në mënyrë kaq të çmendur”, ka shkruar Hailey në Instagram.

View this post on Instagram

She snapped!!! #haileybieber

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@newsbaldwin) on

Ajo i ka kërkuar fansave të saj që nëse ia editojnë fotot e saj mos t’ia bëjnë në një mënyrë të çmendur.


TË NGJASHME