HomePolitikë

Haitham bin Tariq zgjidhet sulltan i ri i Omanit

Haitham bin Tariq al-Said u betua për besnikëri të shtunën si Sulltani i ri i Omanit pas vdekjes së sundimtarit të deritanishëm Qaboos bin Said, njoftoi televizioni shtetëror i vendit.

Sulltan Qaboos ndërroi jetën në moshën 79-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Në moshën 79-vjeçare, ndërron jetë sulltani i Omanit Qaboos

Televizioni shtetëror i Omanit tha se autoritetet kanë hapur një letër të sulltanit të ndjerë sipas së cilës emëruan pasardhësin e tij, pa dhënë sqarime të tjera.

Qaboos bin Said ishte sulltan që nga viti 1970 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit. Ai ishte monarku që më së shumti qëndroi në fron midis sundimtarëve arabë të tanishëm.


TË NGJASHME