HomePolitikë

Hajdari: Duhen ndryshime në reformën zgjedhore

Gjatë fjalës që mbajti në seancën e sotme parlamentare, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se propozimi i PS-së për reformën zgjedhore, është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve ndërsa shtoi se duhet bërë një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive.

“E para propozimi i PS është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve, këta thonë se ne po i bëjmë kërkesat po mundohemi t’i zgjidhim gjërat e t’i shtrijmë dorën opozitës.


Ne duhet të kemi një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive. Duhet të ketë një organizim ndryshe brenda partive politike. KQZ duhet të shohë se cfarë bëjnë këto parti në grupimet e tyre për të parë nëse zbatohen rregullat. Duhet që të eleminojnë partitë e vogla që nuk kanë asnjë lloj funksioni dhe paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe nuk bëjnë asgjë tjetër.

Te kodi zgjedhor duhet të depolitizojmë në mënyrë thelbësore administratën. Që këtu ne bëjmë tallje me popullin. Unë nuk do ulem në asnjë lloj komisioni për reformën e zgjedhore pa pasur ekspertët e OSBE dhe një përfaqësues të KQZ. Duhet të kemi një sistem cfarëdo por jo këtë aktual “, u shpreh ajo.


TË NGJASHME