HomePolitikë

Zaloshnja: 66% e shqiptarëve besojnë tek suksesi i OFL-së

Analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar sot një sondazh në lidhje me aksionin e fundit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, “Operacioni Forca e Ligjit” që po godet eksponentët e krimit dhe pasuritë e tyre të krijuara nga veprimtaritë kriminale. I ftuar në ‘News24’ Zaloshnja publikoi të dhënat nga sondazhi që në bazë të pyetjes së tij ka faktin nëse qytetarët (Drejtuar atyre personave që mendohet se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme) besojnë apo jo tek aksioni i ‘OFL’-së. Sipas statistikave, 66% e personave të anketuar mendonin se ky aksion mund të ishte i suksesshëm.

“Sondazhi është zhvilluar për ata që kanë gjasa që të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo është bërë në mënyrë elektronike. Kam një panel prej 3600 njerëz dhe i dërgoj pyetje. pyetja ka 4 opsione për t’u përgjigjur, mes tyre dhe pyetja: “A mendoni se fushata aktuale OFL/KCCK do të jetë rezultative në goditjen e krimit të organizuar?” Opsionet ishin; ndoshta po, po, ndoshta jo, jo. Gjithësej ata që anojnë nga ndoshta PO janë 66 % dhe ata që anojnë nga ‘JO’ janë 34%. S’kam pyetur ata që nuk votojnë. Ai që nuk voton ia ka deleguar votën e tij atij që do votojnë. Ka kompani që bëjnë sondazh me të gjithë popullsie dhe ka nga ato që jo.”, tha Zaloshnja.”, tha Zaloshnja.

Sondazhi Ofl

Kaq mjaftoi që të ndërhynte analisti Fatos Lubonja, i cili theksoi se Zaloshnja ka pyetur militantët e PS dhe jo të gjithë qytetarët.

Lubonja: Në një vend ku për arsye të shumta nuk rrihet, duhet të ndryshojë realiteti. Këtu duhet të bëhet jeta e jetueshme, të mos rrisim fëmijët me kulturën e krimit. Në një vend të tillë nuk mund të kihet besim. Këta 66 përqind nuk janë qytetarë, por militant të PS.

Zaloshnja: Unë s’po them se 66 përqind do votonin PS, por edhe mund ta votojnë.

Lubonja: Mirë, okej dakord ti bën sondazhe, unë bëj analizën. Kjo është analiza ime.

Ballkanweb


TË NGJASHME