HomeLajme

Hajdutët e portofolëve në urbanët e Tiranës, kapet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të kthyer në tmerrin e qytetarëve që lëvizin me urbanët e linjës brenda kryeqytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Në sajë të materialeve të administruara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.


TË NGJASHME