HomeLajmi i Fundit

Hakerat e Anonymous paralajmërojnë miliarderin Elon Musk: Ke vjedhur minierë smeraldi dhe tani tallesh me të varfrit

Luhatja e kriptovalutës ditët e fundit e shkaktuar nga statuset e Elon Musk në Twitter, ka bërë që grupi i hakerave Anonymous t’i hedhë sytë drejt tij.

Grupi ndërkombëtar i Anonymous ka paralajmëruar Elon Musk se ka në plan “ta sulmojë” pronarin e Teslës, pasi ndikimi i tij në tregjet e kriptomonedhave është shumë i madh, por luhatjet e qëndrimit të tij ndaj tyre kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe kanë lodhur blerësit e Bitcoin dhe simotrave të tij.

Përmes një video grupi Anonymous deklaroi:

“Miliona investitorë mbështeten në fitimet e tyre të kriptovalutave për të përmirësuar jetën e tyre. Kjo është diçka që nuk do ta kuptosh kurrë sepse ke lindur dhe je rritur me pasurinë e vjedhur të një miniere smeraldi në Afrikën e Jugut dhe nuk e ke idenë se si është të mundohesh, për shumicën e njerëzve që punojnë në botë. Sigurisht, ata morën përsipër rrezikun kur investuan dhe të gjithë dinë të jenë të përgatitur për paqëndrueshmëri në kripto, por Tweets e tua këtë javë tregojnë një shpërfillje të qartë për personin e zakonshëm që punon. Teksa njerëzit punëtorë ëndrrat e tyre i varin mbi qejf-prishjet e tua publike, ti vazhdon të tallesh me meme në një nga pallatet e tua miliona dollarëshe.”

Kujtojmë që Musk postoi një Twitter ku përfshihej një logo e Bitcoin me zemër të thyer, duke lënë të kuptohet se miliarderi po shkëputej nga asetet dixhitale.

Vetëm ky status e zhyti Bitcoin me 7%.


TË NGJASHME