HomeShowbiz

Halima Aden, modelja e parë që pozon e mbuluar me ‘Hijab’ dhe ‘Burkini’

‘Sport Illustrated’ dha lajmin se Halima Aden do të jetë modelja e parë e cila do të pozojë e mbuluar me ‘Hijab’ dhe ‘Burkini’. Pas kësaj, i gjithë interneti po ‘çmendet’, pasi ajo është modelja e parë muslimane, e cila ka arritur ta bëjë këtë gjë. “Mos ndryshoni veten. Ndryshoni ‘lojën’. Gjithçka është e mundur. Të jem pjesë e ‘Sport Illustrated’ është një gjë shumë e madhe për mua. Po dërgoj një mesazh për të gjitha femrat e komunitetit tim dhe të gjitha femrave të botës, se ne mund të qëndrojnë të bashkuara dhe mund t’ja dalim”, ka shkruar modelja në një postim në ‘Instagram’. Pas publikimit të fotove, të gjithë janë ‘dashuruar’. Halima ka jetuar në Kenya, në një kamp refugjatësh dhe më pas është zhvendosur në SHBA.


TË NGJASHME