HomeSport

Hamsik dhe kontrata me skuadrën kineze

Marek Hamsik firmos kontratën me Dalin Yifang, dhe bëhet kështu lojtari I radhës I cili kalon nga nje skuadër e madhe Europiane në një skuadër Kineze.

Javen e kaluar Carlo Ancelotti ka konfirmuar lajmin se 31 vjeçari të cilin Napoli e kishte marrë nga Bratislava e Sllovakisë, do të shkoje drejt skuadrës Dalin Yifang në superligën e Kinës.
Sllovaku u bë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave të klubit në dhjetor të vitit 2017, kur arriti të thyejë rekordin e Diego Maradona me 115 gola dhe.

Lëvizja e mesfushorit Marek Hamsik në Kinë është vonuar për arsye të problemeve që kanë të bëjnë me “metodën e pagesës“, ka thënë klubi i Serie A.

“Klubi ka vendosur të shtyjë transfertën e Marek Hamsik në Kinë, sepse metodat e pagesës të propozuara për shumën e dakorduar nuk i përmbahen asaj që është rënë dakord më parë”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të Napolit në internetit.

 


TË NGJASHME