HomeRajon

Hahn: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hanh, është shprehur me vetëbesim se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit, raportoi Handelsblatt të premten.

Sipas Hahn, hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë BE-së. Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin, vitin e kaluar.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet.”

“Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, u shpreh Hahn për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt”.


TË NGJASHME