HomeShëndeti

Hani speca djegës, shmang vdekjen e parakohshme…

Një studim i ri ka treguar që njerëzit që hanë rregullisht speca djegës mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme me 23%.

Mund të tingëllojë si një gojëdhënë siç thonë gjyshet tona se nëse hani xhenxhefil ju bën mirë për dhimbjet e stomakut, nëse kafshoni karafil ju lehtëson dhimbjen e dhëmbit, por nëse hani speca djegës parandaloni atakun në zemër.

Specat djegës ju mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, gjithashtu reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Konsumi i rregullt i specit djegës më shumë se katër herë në javë shoqërohet me uljen e rrezikut të vdekjes për shkaqe kardiake.

Sipas studimit, njerëzit që shpesh hanë speca djegës kanë një rrezik vdekshmërie për çdo shkak të ulët me 23%, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë.

Ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës ose siç quhet ndryshe “hormoni i lumturisë”, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj të konsumosh speca djegës është e dobishme në luftimin e depresionit.


TË NGJASHME