HomeShowbiz

Hap siparin Gota Show / Emisioni për të mos u humbur

gotashow

Me datë 22 prill filloi episodi i parë i Gota Show. E drejtuar nga Silvi Fort, emisioni i formatit amerikan late night show sjell aktualitetin tonë shqiptar në një formë unike, duke ndërthurur humorin, informacionin dhe promovimin e vlerave për opinionin publik.

Kushtëzuar nga gjendja e jashtëzakonshme, episodi i parë u realizua duke respektuar masat e distancimit fizik, siç kanë bërë të gjithë produksionet e tjera. Pavarsisht rrethanave të pafavorshme për të startuar një produksion të ri, Silvi Fort bashkë me stafin e Gota Show vendosën ta ndryshonin disi formatin duke e sjellë në versionin “Home Edition” (versioni nga shtëpia).

Hapja e episodit të parë nisi me monologun e Silvit, i cili flet për jetën në karantinë, ndryshe nga ato çfarë keni parë rëndomtë në shumë televizione. Pjesë e emisionit janë stafi i Gota Show, të cilët flasin për mënyrat si kanë kaluar, këto ditë të gjata të karantinës, ndërkohë që përgatisnin emisionin. Nga recetat e gatimit, puna në shtëpi, hobet e reja dhe zbulime astronomike dalin nga biseda me Arlën dhe Erjonin. Humori dhe temat pikante nuk mungojnë falë Renatos dhe Tatanit.

Në këto ditë, jo fort të ndritshme, Gota Show do t`ju sjellë energjinë dhe pozitivitetin e munguar. Bëni “Subscribe” kanalin e Gota News në YouTube për videot dhe produksionet më të fundit.


TË NGJASHME