HomeSociale

Hapen 28 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave turistike. Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në plazhin e Divjakës, e cila është një prej 28 qendrave që do të ofrojnë shërbim pa ndërprerje gjatë sezonit turistik.

“Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.


TË NGJASHME