HomePolitikë

Hapen aplikimet për financime në bujqësi, Rama: Këtë vit jemi të parët në …

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër hapen aplikimet nga skema kombëtare e cila është harmonizuar me programet e BE.

Duke iu uruar sukses aplikantëve, Rama e rendit Shqipërinë si të parën këtë vit sa i përket financimeve në bujqësi falë rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES 

duan s’duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë

Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane

Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga nje torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e rryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë

Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë

K.S/GotaNews


TË NGJASHME