Sociale

Hapen aplikimet për tu bërë pjesë e Taske Forcës

Kanë nisur aplikimet për të qenë pjesë  task Forcës Speciale Qëndrore dhe  në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”, bën të ditur Policia e Shtetit.

“Me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira të Policisë së Shtetit për të qenë pjesë e këtyre task Forcave, si dhe në kuadër të transparencës, njoftohen punonjësit e policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë task Forcës Speciale Qendrore dhevendore që brenda datës 30 dhjetor 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamentit për Hetimin ekrimit të Organizuar dhe Krimeve të renda Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë”.

Po ashtu, Policia e Shtetit shpjegon se “Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme: Jetëshkrimin e përditësuar, pozicionet dhe detyrat që ka pasur CV.

Vlerësimin e punës nga Titullari i Institucionit”.

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: Të ketë punuar në strukturat qendrore apovendore kundër drogës, traqeve, krimet e renda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet. Të jetë trajnuar për aspektet e veçanta të hetimit të veprave penale në këto fusha.

Të ketë integritet dhe përkushtim. Të ketë pasur rezultate konkrete në punë dhe të rezultojë i suksesshëm në hetimet e ndjekura.

Të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore. “Kandidatët preferohen: Të kenë mbaruar studimet në drejtësi, bachelor ose master në drejtësi.

Të zotërojë gjuhë të huaj anglisht. Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen: në adresën elektronike: [email protected], si dhe në adresën postare: Departamenti për Hetimin e krimittë Organizuar dhe Krimeve të renda Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bulevardi ‘Bajram Curri’, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policise se Shtetit.

Related posts

Mesazhet e ambasadorit Soreca me Edi Ramën, reagon ish- ministri

Mila

Aksident me vdekje në hyrje të Burrelit, humb jetën 40-vjeçari 

Mila

Ministrja Shahini, shtyhet dita e fundit e shkollës

Mila
Na Kontaktoni!