HomeSociale

“Hapen prenotimet”, Rama zbulon çmimet e riatdhesimit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot hapen prenotimet për të gjithë ata shqiptarë që duan të riatdhesohen nga Roma ditën e shtunë.

Më tej Rama zbulon edhe sa do iu kushtojë udhëtimi dhe karantinimi 14-ditor në hotelet e Durrësit këtyre qytetarëve.

Postimi i plotë

SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN

BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË

#njëAtdhe  #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht

K.S/GotaNews


TË NGJASHME