HomePolitikë

Hapet by pass-i Tepelenës, Rama flet për projektin e ri

Kryeminstri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë qenë të pranishëm sot në hapjen e by pass-i i Tepelenës, një rrugë me gjatësi 2.35 km që lidh dy segmentet rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë.

Balluku bëri me dije se ndonëse kanë mbetur ende disa punime të papërfunduara dhe një shtresë asfaltike, by passi- u vendos të hapet për të qenë i aksesueshëm  për shkak të sezonit.

Kryeministri ka kërkuar nga Kryebashkiaku i Tepelenës të shfrytëzojë këtë akses për ta kthyer kalanë e Ali Pashës në  një qendër të vizitueshme.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, Rama ka vizituar kalanë e Ali Pashë Tepelenës ku ka bërë me dije se do të hiqen ndërtimet pa leje, ferrat e plehrat përreth murit, kurse godinat që janë brenda projektit do të integrohen në projekt banesash karakteristike.

STATUS NGA EDI RAMA

Tepelenë – Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk do të prishen do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonë

K.S/GotaNews


TË NGJASHME