HomePolitikë

Hapet gara për kryetarin, çfarë pritet të ndodhë të hënën me SPAK

Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.

Lista me emrat e prokurorëve janë:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITES

MBLEDHJA PLENARE

25 Nentor 2019

Informacion mbi mbledhjen

?      Dita/Data:           E Hene, 25.11.2019

?      Ora:                     12:00

?      Kohëzgjatja:                 2 orë

?      Vendi:                           Salla e mbledhjeve pran? Prokuroris? s? P?rgjithshme.

?      Thirrur nga:                 Kryetari

?      Pjesëmarrësit:               Anëtarët

?      Të ftuar:  Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe v?zhgues t? tjer? t? akredituar.

Rendi i ditës

1. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

?      Altin Dumani,

?      Arben Kraja,

?      Behar Dibra,

?      Edvin Kondilli,

?      Elida Celami(Kaçkini),

?      Ened Nakuçi,

?      Enkeleda Millonai,

?      Klodian Braho

  1. Shpalljen e gares për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
  2. Miratimin e metodologjise për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
  3. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
  4. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë, të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
  5. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,
  6. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
  7. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

TË NGJASHME