HomePolitikë

Hapet online “Shkolla e Integrimit Europian 2020”

Kuvendi njofton se sot në ora 11:30 do të hapet online “Shkolla e Integrimit Europian 2020”, një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kuvendit, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Fondacionin “Friedrich Ebert”.

Fjala hyrëse do të mbahet nga  Kryetarja, Znj. Rudina Hajdari dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, z. Taulant Balla.

Më pas do të vijojnë me fjalën e tyre SH.T.Z Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, z. Andi Dobrushi, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur, dhe znj. Stine Klapper, drejtore Ekzekutive e Fondacionit Fridrich Ebert.

Përgjatë 2 javëve, Shkolla e Integrimit Europian 2020 do të ofrojë një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në Bashkimin Europian, bashkëpunimin rajonal dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes e bashkëpunimit të ndërsjelltë në suksesin e procesit të anëtarësimit në BE.

Shkolla e Integrimit Europian 2020 online, i jep mundësinë pjesëmarrësve që të flasin dhe diskutojnë me ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Ballkanin Perëndimor si pjesë integruese në këtë bashkim.


TË NGJASHME