HomeSociale

Hapet peticion publik: Plazhi i Potamit të emërtohet “Sirena Jonada”

Ngjarja e rëndë që ndodhi në fillim të kësaj jave ka prekur mbarë opinionin publik. Në plazhin e Potamit, Himarë, humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia teksa u përplas nga një skaf në breg të detit.

Të prekur dhe edne të trondítur jo vetëm për humbjen e një jete të pafajshme, por edhe për mungesën e sigurisë në plazhet shqiptare, qytetarët zhvilluan dje një protestë në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e ministrit Cuçi dhe Kumbaro.

Por ndjeshmëria e madhe që pati kjo ngjarje, ka bërë që një tjetër qytetar të hapë një peticion publik për ndryshimin e emrit të plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”. Kjo nismë është firmosur deri tan inga qindra persona dhe ka si qëllim që Jonada të mbetet një kujtim i përjetshëm I vogëlushes që pakujdesia dhe papërgjeshmëria e një punonjësi polície i mori jetën.

Nëse ndodh ndryshimi I emrit të plazhit, skulptori autor i veprave të Skënderbeut dhe Françesk Radit, Adrian Pepa ka premtuar të bëjë skulturën që do i përkojë emrit të ri të plazhit.

Linku ku mund të firmosni peticionin:

Sirena e Potamit – Jonada ( Kërkesë për aprovim)

Krijuesja e këtij peticioni, Alma Papamihali ka shkruar:
“Përshëndetje bashkëatdhetar!

Nëpërmjet këtij Peticioni popullor, kërkojmë nënshkrimin me firmën dhe emrin e secilit, që të marrim

1) aprovimin dhe mbështetje nga institucioni përkatës, për vendosjen e emrit të plazhit Potam…Sirena Jon-ada, si dhe

2) vendosjen e nje figure „ Simbol“ ( skulpture) te nje Sirene.

Kjo figure do te punohet nga skulptori z. Ardian Pepa, i cili ka shprehur mbeshtetjen e tij në kete projekt, qe nder te tjera ( humanitar, njerezor) eshte gjithashtu dhe mjaft kulturor.

Jonada, preku zemrat dhe ndjenjat e mbare-shqiptareve. Le ta perjetesojme, engjellin.

Por ti, me detin s‘u trishtove,

E bukura Jonadë, që shkëlqen,

Njeriu, ish‘ fajtori, ndaj Ti shkove,

Dhe mbete e Potamit, një Sirenë.

Faleminderit, Alma Papamihali.”


TË NGJASHME