HomeSociale

Hapet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, përfundojnë punimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është hapur autostrada TiranëDurrëssegmentin rrugor Cassa Italia-Mbikalim Kashar.

Qarkullimi normal në të dyja drejtimet ka nisur prej mesnatës së sotme.

“Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar. Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ARRSH i kërkon ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve, duke i falenderuar për mirëkuptimin.

Po ashtu ARRSH thotë se punimet përfunduan para afatit të caktuar, kjo edhe falë punës së kompanisë dhe ekipit të saj.


TË NGJASHME