HomeKulturë

Hapet shkolla e parë shqipe në Turqi

Hapet në Turqi shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe. Ministrja e Arimit Lindita Nikolla u takua në Izmir të Turqisë me ministrin e Arsimit, Ismet Yilmaz, me të cilin mori pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe.

Sipas Yilmaz, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët.

“Ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin në çdo fushë mes dy shteteve. Distanca mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk është pengesë për vëllazërinë mes dy vendeve. Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona”, tha Yilmaz

Nga ana tjetër, ministrja shqiptare Nikolla tha se ndihet e emocionuar me këtë rast dhe u shpreh se në të ardhmen do të formohet një komision për krijimin e shkollave të binjakëzuara dhe këmbim informacioni/oranews.tv


TË NGJASHME