HomeSociale

Hapet sot aksi Morinë-Kukës

Sot në orën 18:00 hapen viaduktet e aksit Morinë-Kukës për përdorim të drejtuesve të automjeteve.

Lajmin e bën me dije ARRSH ne nje njoftim ne rrjetet sociale, ku nder te tjera njofton:

“Një tjetër detyrë e përmbushur me sukses, një tjetër premtim i mbajtur ?. Punimet për fillimin e dublimit të këtyre viadukteve kanë filluar që në vitin 2009, me mungesa të theksuara në projektin fillestar, problematika teknike e ligjore, të cilat më në fund u zgjidhën falë punës së palodhur e përkushtimit serioz.

Në vitin 2018 ARRSH hartoi një projekt të veçantë për ta bërë lidhjen e segmentit rrugore Kukës-Morinë (krahu i majtë), i cili është ndërtuar në vitin 2009, por që nuk kishte të parashikuar lidhjen e kësaj rruge me viaduktet e dubluara.

Sot kemi një segment të ri të Rrugës së Kombit, me standarde ??europiane e parametra teknikë, të cilët mundësojne lëvizje më të shpejtë dhe siguri të lartë”

arrsh kukes

TË NGJASHME