HomeShowbiz

“Hapi kamerën dhe po më filmonte”, Alesia Bami tregon ndodhin në klub nate

Alesia Bami ka rrëfyer për një mbrëmje të sikletshme në një klub. Ish-velina, e cila tashmë është pjesë e “Procesi Sportiv” tregoi se herët fundit që doli ishte nën shoqërinë e shoqeve të saj.

Por ndërkohë një burrë aty hapi kamerën duke folur me një person në telefon dhe filmonte edhe Alesian për të treguar që ishin bashkë.

Ajo rrëfeu se u desh ndërhyrja e bodyguardëve për të larguar burrin.
Ndërsa u shpreh se pub-et nuk janë një ide e mirë për një personsi impulsiv si ajo.

“Herën e fundit që isha në klub nate, isha me shoqet e mia, edhe dikush komplet i pirë me telefonin e tij po fliste me dikë në kamera dhe bënte sikur ishte me mua. Atë e larguan bodyguardët. Një njeri pak impulsive si puna ime, nuk do ishte mirë ta frekuentoja dhe aq shumë për shkak të tipit që kam,”– tha Alesia.


TË NGJASHME