HomeSociale

Hapja e kufijve me BE, ja vendimi që meret për Shqipërinë

Në raportin e përditësuar të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten sërish jashtë listës së vendeve me të cilat rekomandohet hapja e kufijve me BE.

Mesatarja është rritur ndjeshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 73 raste në 85 dy javët e fundit.

Në Shqipëri është rritur me 5 mesatarja e rasteve për 100 mijë banorë.

Prirja rritëse më shqetësuese është ajo në Mal të Zi nga 123 raste për çdo 100 mijë banorë në 162 raste.

  • Shqipëria 44 (+5)/100 mijë banorë
  • Serbia 77 (+14)/100 mijë banorë
  • Bosnje e Hercegovina 96 (+24)/100 mijë banorë
  • Maqedoni e Veriut 100 (+6)/100 mijë banorë
  • Kosova 132 (+8)/100 mijë banorë
  • Mali i Zi 162 (+39)/100 mijë banorë

Me këtë mesatare BE-ja do të vazhdojë t’i mbajë mbyllur kufijtë për vendet nga Ballkani Perëndimor.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME