HomePolitikë

Hapja e listave 100%, Rama: Nuk jam dakord

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme dhe se do të ketë ndëshkim për qytetarët që nuk e respektojnë këtë masë anti-COVID, ditën e sotme në seancën e radhës plenare, disa deputetë kanë qenë të papajisur me to.

ku është diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese si dhe për çështjen e listave të hapura.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend,  kryeministri Edi Rama iu ka tërhequr vëmendjen disa deputetëve pa maska duke iu kujtuar se është bërë e detyrueshme mbajtja në ambiente publike.

“Halit vëre maskën, zonja Hajdari të lutem maskën. Maska është tanimë e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe nuk është aspak e domosdoshme në mjedise të hapura. Me këtë rast përfitoj t’iu përgjigjem të gjithë atyre që kur unë shfaqem në rrugë më kritikojnë që jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe moskontaktimi me shtrëngim duarsh. Në mjedise të mbyllura, tanimë dhe me një vendim zyrtar të MSH maska është e detyrueshme dhe është vërtetë e rëndësishme që Kuvendi do japë shembullin e vet”, tha Rama.

Por, teksa Rama fliste, Hajdari i ka çuar një maskë të bardhë në foltore që kryeministri e ka parë si një shenjë paqeje.

“Kur flitet s’ka nevojë. Faleminderit gjithsesi, një flamur i bardhë paqeje të cilin e pres me kënaqësi”, tha Rama.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari u shpreh ditën e sotme në Kuvend që hapja e listave nuk duhet të jetë fikitve, por të hapen 100%, Rama e kundërshtoi kërkesën e saj duke argumentuar se rrezikonte përfaqësimin e grave.

“Për marrëveshjen e 5 qershorit duhet të gjejmë rrugën të jemi dakord. Ju e patë reagimin e një personaliteti gjerman dhe të padrejtë në raport me këtë parlament, por tregues që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi, mos prekja e marrëveshjes së 5 qershorit. Unë nuk jam dhe do të jem dakord, ne do i qëndrojmë deri në fund, do i hapim listat, por tek sa-ja dhe si-ja do e diskutojmë në vazhdimësi. E rëndësishme është që kushtetuta e re do të sanksionojë që askush nuk mund ti ketë listat e hapura më pak se 2/3, duhet të garantohet përfaqësimi i grave. Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat. Që gratë të konkurrojnë njëlloj si burrat jeta e tyre të jetë njëlloj si burrat dhe pozicioni i tyre në shoqëri të jetë i barabartë si i burrave” tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME