HomePolitikë

“Hapja e listave me referendum”, tjetër përplasje Rama-Meta

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta për hapjen e listave me referendum, ka ardhur një reagim nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndryshimet kushtetuese kanë  ngjallur një tjetër përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe kryeminsitrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj.

Reagimi

IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Pas kësaj përgjigjes së Ramës ka reaguar përsëri Presidenca përmes një postimi në “Facebook” nga zëdhënësi i këtij institucioni, Tedi Blushi.

Ndërsa shtron pyetjen se pse Rama ka frikë nga populli, Blushi shton se nëse zhvillohet referendumi padyshim që fitimtar do të dalë populli.

Reagimi i Blushit

PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?
Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.
Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.
MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME