HomePolitikë

Hapja e negociatave, Balla i bindur: Ja kur do e marrim rekomandimin pozitiv

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 u shpreh i bindur se Shqipëria do të marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.

Ai ndër të tjera nuk ka kursyer dhe akuzat ndaj opozitës së bashkuar, ndërsa tha se PD dhe LSI nuk e duan reformën në drejtësi, sipas të cilit ‘meraku i Bashës dhe opozitës është reforma në drejtësi.’

“Pas 48 orësh Shqipëria do të marrë rekomandim pozitiv për hapje të negociatave. Kjo sepse qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë punë të madhe për shtet të së drejtës dhe për integrim të vendit për në BE, me reformat që janë sjellë në tavolinë. Nuk po them se me rekomandimin pozitiv Shqipërisë i mbaruan hallet, por është bërë e rëndësishme për integrim më tej për në BE. Ndërsa meraku i Bashës dhe opozitës është reforma në drejtësi”, tha Balla.


TË NGJASHME